Rrezikoheshin nga rrëshqitja e tokës, 28 familje marrin apartamente të reja në Gramsh

14

28 familje në fshatin Kodër Zgjupë në Gramsh kanë marrë banesa të reja.

Këto familje u akomoduan në banesa të reja pasi në zonën ku ato ndodheshin u evidentua paqëndrueshmëri gjeologjike dhe rrëshqitje e tokës.

Qeveria ka bërë vetëm shpronësimin e banesave për shkak të paqëndrueshmërisë gjeologjike të zonës, ndërsa toka bujqësore mbetet e banorëve.