Rruga Orikum-Dukat, ARRSH: Të hënën nis puna me shtresat asfaltike, ja si devijon trafiku

12

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bëri të ditur se me përfundimin e sezonit turistik, do të rifillojë puna me shtresat asfaltike në rrugën Orikum-Dukat.

Sipas ARRSH-së, ditën e hënë, që herët në mëngjes ky aks do të jetë i mbyllur dhe do të hapet sërish ditën e premte për të lënë akses kalimi gjatë fundjavave.

Ky devijim do të bëhet vetëm nga e hëna në të premte dhe do të zgjasë deri në përfundimin e plotë të aksit.

ARRSH njofton se, trafiku do të devijohet në drejtim të rrugës së vjetër nacionale Orikum-Llogora.

Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut, kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për të orientuar përdoruesit e rrugës.

ARRSH kërkon mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.

/ata.gov.al