Rruga panoramike e Kaninës, pamje spektakolare nga “Ballkoni i Vlorës”

141

Rruga e re dhe panoramike e Kaninës, ka rritur numrin e turistëve në Vlorë. Ajo është transformuar rrënjësisht falë ndërhyrjes më të fundit.

Kanina ose ndryshe “Ballkoni i Vlorës, vizitohet mesatarisht nga rreth 30 mijë vizitorë në vit. Rruga siguron një ballkon natyral mbi gjirin e Vlorës ndërsa siguron akses të lehtësuar në kalanë e Kaninës.

Infrastruktura e re ka krijuar perspektivë të re punësimi dhe zhvillimit të agroturizmit ku përfitues janë 2,000 banorë të saj.