Tiranë, nisin punimet në zonën lindore të Unazës së Madhe

337

Filluan punimet në zonën lindore të Unazës së Madhe të Tiranës, e cila pritet të pësojë ndryshim rrënjësor urban edhe të zonës përreth.

Projekti për këtë zonë, e cila integron Shkozën me unazën e madhe të qytetit, do të plotësojë të gjitha standardet e kategorive urbane të nivelit A.

Pajisja me sinjalistikë, gjelbërim, ndriçim, ura për makinat dhe kalimtarët dhe punimet me standarde europiane jo vetëm do të përmirësojë lëvizjen për këtë zonë, por do të rrisë gjithashtu cilësinë e jetesës për qytetarët.