Sa pasagjerë, automjete e mallra qarkulluan në 2019 nga Porti i Durrësit

43

Gjatë vitit 2019, nga dhe drejt portit të Durrësit udhëtuan 878 mijë e 687 pasagjerë. Kjo shifër bëhet e ditur nga Autoriteti Portual Durrës.  181 mijë automjete. Tragetet janë shfrytëzuar nga 70,432 kamjonë dhe 7,742 trajlerë, të cilët kanë transportuar mallra të ndryshme import-eksporti.

APD njofton se edhe transporti i mallrave me tragete ka njohur një rritje prej 5 përqind, krahasuar me vitin paraardhës, duke arritur volumin prej mbi 916 mijë ton gjithsej.

Ndërsa numri i përgjithshëm i lundrimeve të trageteve gjatë vitit që lamë pas arrin 1,052 lundrime vajtje-ardhje Durrës-Bari, Durrës-Ankona dhe Durrës-Trieste.

Krahasuar me vitin 2018, tragetet kanë realizuar 42 lundrime më shumë se një vit më parë.

Sipas Sektorit të Statistikave në APD, shifrat janë përkatësisht 3 dhe 1 përqind më të larta se sa ato që u regjistruan për vitin 2018.