Gjesti i bukur i shqiptarit në Romë, jep ushqim falas për njerëzit në nevojë

32
Edmond Prenga është një sipërmarrës shqiptar Në Romë. 39 vjeçari, pronar i furrës Bon Pan, ka lënë në një kënd afër punës së tij qese me ushqime me një mesazh; “Nëse ke nevojë, kjo është për ty”.
 
Në një intervistë për Trieste Salario, Edmondi shpjegon arsyen pas këtij akti. “E kam njohur urinë, kam ardhur në Itali në ’98 pa asnjë qindarkë. Unë këto probleme i njoh mirë” tregon ai për median italiane.
 
“Kështu kam vendosur të lë një qese me ushqim, sepse mendoj se njerëzit ndihen të turpëruar nëse kanë nevojë për ushqim, ndaj mendova se do të ishte më mirë të lija një qese mënjanë” shton Edmondi.
 
20 vite më parë, Italia e priti mirë – shkruan Trieste Salario – dhe tani ai dëshiron që ta kthejë.