Shifrat/ Ja sa makina ka Shqipëria, mesatarja për banorë

156

Nga të dhënat “Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor” për periudhën Janar-Qershor të vitit 2022, në Shqipëri rezultojnë 752,970 makina aktive. Nga një përllogaritje e thjeshtë kjo shifër përkthehet në 269 automjete për 1,000 banorë. Kështu, në Shqipëri regjistrohet 1 automjet për afërsisht çdo 3.5 persona.

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2020, vendi i cili regjistron numrin më të lartë të automjeteve për 1000 banorë është Lihtenshtajni me 779 automjete për 1,000 bonë. Në renditje si vendi i dytë me numrin më të lartë të automjeteve është Luksemburgu me 682 mjete për 1,000 banorë, ndjekur nga Italia dhe Polonia me 670 dhe 664 mjete për 1,000 banorë.