Siti palafit “Lin 3”, mendohet të jetë një nga sitet më të mëdha në Ballkan

35

Në Buqezë, pranë bregut të liqenit të Ohrit, është në proces studimi siti palafit “Lin 3”, në bashkëpunim me Universitetin e Bernës dhe me drejtues shkencor Adrian Anastasin, nga Akademia e Studimeve Albanologjike, i cili ka një pasion dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për këtë zbulim.

Mendohet që siti palafit “Lin 3”, të jetë një nga sitet më të mëdha në Ballkan.

Edhe më herët, Akademia e Studimeve Albanologjike, ka pasur bashkëpunime me studiues zviceranë, duke bërë punë kërkimore e krahasuese mes vendbanimeve palafite të liqeneve të Zvicrës dhe atyre të liqenit të Ohrit.

Vendbanimet palafite janë struktura të ngritura mbi grumbuj shtyllash (zakonisht prej druri) në sipërfaqe kryesisht të mbuluara nga uji. Në periudhën e neolitit dhe të bronzit, vendbanimet palafite ishin të zakonshme në zonën e Alpeve. Ato ndërtoheshin kryesisht si një mënyrë mbrojtjeje ndaj përmbytjeve dhe gjithashtu mbanin larg kafshët e rrezikshme.