Shifrat optimiste/ 6500 biznese të reja në treg për 9 muajt e fundit

61

Mbi 6500 biznese të reja janë hapur në kryeqytet në 9 muaj të vitit që lamë pas. Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave vendore, janë 5055 subjekte të reja kryesore të regjistruara në periudhën Janar-Shtator, nga të cilat biznesi i vogël ka numrin më të lartë me 4787 subjekte të regjistruara rishtazi.

Ndërsa janë 1491 biznese sekondare të regjistruara gjatë kësaj periudhe, ku pjesën më të madhe e zënë bizneset e mëdha, me 593 të tilla.

Nëse i referohemi llojit të aktivitetit me të cilin kanë zgjedhur të hyjnë në treg, shitja me pakicë kryeson listën e bizneseve të hapura me 2684 të tilla, e ndjekur nga njësi shërbimi, me 2294 biznese të reja në total, shitje me shumicë 551 subjekte, si dhe profesione të lira 309 biznese të reja.