Turizmi gjallëroi edhe tregtinë me pakicë, volumi u rrit me 4.6 %

2

Në tremujorin e tretë të këtij viti volumi i tregtisë me pakicë u rrit me 4.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë të 2022-shit u rrit me 1.6 %.

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, në grupin “ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 4.9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021.

Volumi i shitjeve, për grupin “artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 4.6 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.
Ndërsa në grupin “tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 3.9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021.

Sipas INSTAT, në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e tretë 2022 është rritur me 4.8 %, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2021.

Ekspertët shpjegojnë se ndikimin kryesor në rritjen e volumit në tregtinë me pakicë e ka dhënë sektori i turizmit.

Viti 2022 ishte i mbarë për turizmit. Të dhënat statistikore tregojnë se rreth 7.1 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë përgjatë 11 muajve.

Konkretisht, këtë vit u regjistruan rreth 4 herë më shumë vizitorë nga Spanja; 97,1% më shumë vizitorë nga Britania; rreth 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda; më shumë se dyfishim i vizitorëve nga Sllovenia; dyfishim i vizitorëve që vijnë nga vendet skandinave.

ata.gov.al