Shifrat/ Si është rritur prodhimi dhe eksporti i rrushit dhe verës në Shqipëri

113

Vitet e fundit prodhimi i rrushit në vendin tonë është rritur në mënyrë të konsiderueshme nga 79 000 tonë në vitin 2000, në 230 000 tonë në vitin 2019, ku skemat e subvencionimit i kanë dhënë një shtysë rritjes së kultivimit dhe prodhimit.

Krahas zgjerimit të vreshtave është rritur ndjeshëm e dhe prodhimit i verës. Sipas statistikave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nga 7 mijë tonë në vitin 2000,  prodhimi i verës është rritur në mbi 20 mijë tonë në vitin 2019.

Sipas ekspertëve pavarësisht kësaj, prodhimi i verës në Shqipëri është relativisht
i ulët krahasuar me potencialet. Ndërsa po shënon rritje eksporti i rrushit drejt vendeve të rajonit kryesisht por edhe në Europë.

Sipas statistikave nga qendra rajonale e eksporteve Vlorë, vetëm gjatë muajit tetor të këtij viti janë eksportuar rreth 4.7 tonë rrush. Krahasuar me të njëjtën muaj një vit më parë eksportet janë rritur me rreth 1.5 ton. Ndërsa këtë vit në muajin shtator që është edhe piku i sezonit të prodhimit të rrushit në vendin tonë, eksportet shënuan shifrën e 7.1 tonëve.

Ekspertët e bujqësisë shprehen se, në Shqipëri ekzistojnë potenciale për të zëvendësuar importet e rrushit dhe investimet në sektorin e industrisë së verës mund të konsiderohen në kontekstin e potencialit për zhvillimin e agroturizmit.