Shkencëtari i Harvardit: 6 këshilla se si të jeni gjithë kohës në formë fizikisht dhe mendërisht

14

Në një artikull të publikuar në CNBC, një psikiatër nga Universiteti i Harvardit, Christopher Palmer, ka zbuluar 6 zakone të cilat duhen shmangur për të pasur më shumë energji gjatë ditës.

Nëse i eliminoni të gjitha këto zakone, do të jeni gjithë kohës në formë, si fizikisht, ashtu edhe mendërisht.

Rekomandimi i parë i Palmer është i lidhur ngushtë me ushqimin. Mbajtja e një diete me pak karbohidrate është e rëndësishme sepse ndikon drejtpërdrejt në tru: “Dieta luan rol në obezitetin, diabetin dhe shëndetin e zemrës, por shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se ajo gjithashtu ka efekte të thella në tru”. Për mëngjes, shkencëtari i Harvardit tregon se zakonisht ha vezë. Gjatë ditës, ha perime, fruta, mish ose peshk. Kjo është një dietë që, sipas tij, ju ndihmon të mbani një peshë të shëndetshme dhe sheqerin në gjak të ulët.

Dembelizmi është një tjetër nga zakonet që duhen eleminuar, pasi është thelbësore për të ruajtur shëndetin fizik dhe mendor dhe për të qëndruar energjikë. Palmer rekomandon stërvitjen për 45 minuta, tre deri në pesë herë në javë. Edhe pse shprehet se nuk është e nevojshme të ushtroheni çdo ditë, këshillohet që të mos pushoni më shumë se dy ditë.

Gjumi është një tjetër nga aspektet më të rëndësishme, kështu që mosfjetja mjaftueshëm mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj. Palmer rekomandon të mos flini më pak se 7 orë në natë.

Konsumimi  i alkoolit është një tjetër zakon që duhet shmangur, sipas këtij eksperti të Harvardit, pasi ndikon në gjumin dhe produktivitetin.

Po kështu, eksperti thekson gjithashtu rëndësinë e eksplorimit të shëndetit emocional përmes psikoterapisë, sepse mund t’ju ndihmojë të kuptoni se kush jeni dhe çfarë dëshironi nga jeta. Në të njëjtën mënyrë, ai gjithashtu ndihmon në përmirësimin e ndjeshmërisë, marrëdhënieve, aftësive sociale ose aftësive njohëse, sepse forcon qarqet e trurit.

Së fundi, rekomandimi i gjashtë i këtij psikiatri është: Mos e humbisni kurrë qëllimin në jetë! “Qeniet njerëzore janë të shtyra të kenë një objektiv. Unë mendoj se kjo është programuar në trurin tonë. Kur njerëzve u mungon qëllimi, mund të shkaktojë një përgjigje kronike të stresit dhe të çojë në funksion të dobët njohës”, thekson Palmer.