Drejtoria e Shërbimeve Sociale në vijim të punës për Zbatimin e Planit Lokal për Fëmijët në Situatë rrugë, organizoi shpërndarjen e ndihmave ushqimore pranë komunitetit rom buzë lumit Drin.
Njëkohësisht u mbështetën edhe disa familje të cilat kishin pësuar dëmtime nga përmbytjet e ditëve të fundit. Ky aktivitet u organizua me mbështetjen e organizatës “Shpresë për Botën”, me qëllim fuqizimin e familjeve dhe largimin e fëmijëve nga rruga.
Ndërhyja në ndihmë të fëmijëve në situatë rruge bazohet në fuqizimin e familjes si mjedisi natyral për rritjen, mirëqenien dhe mbrojtjen e fëmijës.