Shkrimtari Ismail Kadare fiton një tjetër çmim të rëndësishëm

14

Çmimin ”Prozart” të cilin Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë “PRO-ZA Ballkan” ia jep një autori të shquar për kontributin në zhvillimin e letërsisë së Ballkanit, këtë vit i takoi shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, për opusin e tij impozant shumëvjeçar romanesk dhe eseistik, i cili rregullisht shkakton jehonë të madhe tek kritika europiane dhe botërore.

Për shkak të pamundësisë që festivali të mbahej në fund të majit, Kadare e mori çmimin që përbëhet nga statuja dhe vlerësimi financiar, në shtëpinë e tij në Paris.

Në krijimtarinë prozaike të Kadaresë ndërthuren e kaluara dhe bashkëkohorja, miti dhe ironia, individualja dhe kolektivja, të bartura në idiomë shumë specifike, karakteristike, stilistike dhe gjuhësore, që e veçojnë veprën e tij në grupin e kolosëve bashkëkohorë botërorë të letërsisë.

“Me respekt të madh ia ndajmë çmimin ‘Prozart’ shkrimtarit i cili i shënoi gjysmën e dytë të shekullit të kaluar dhe fillimin e shekullit të ri me realizimet e tij letrare provokuese dhe kompakte”, thuhet në arsyetimin e këshillit për ndarjen e çmimit “Prozart”.

Këshillin e çmimit e përbëjnë Ermis Llafazanovski – kryetar, Aleksandar Prokopiev dhe Dejan Trajkovski – anëtarë.

“I papërmbajtshëm ndaj ndershmërisë së shkrimtarit, por edhe qëndrimit intelektual me kapacitet imagjinar të pashtershëm, Kadare vazhdimisht gjatë gjysmë shekulli krijimtari i befason njohësit e letërsisë me përpunimin e lartë letrar në tema në të cilat bashkëveprojnë lokalja dhe universalja.