Shkrimtari spanjoll Manuel Vilas, në COD, për të prezantuar librin e tij të suksesshëm

2

Në kuadër të Javës Kulturore Spanjolle, shkrimtari Manuel Vilas vjen në Shqipëri për një bisedë për librin e tij “Ordesa” të sjellë në shqip nga shtëpia botuese “Dudaj” dhe përkthyesja Albana Murra.

Libri “Ordesa” ka patur sukses të jashtëzakonshëm në Spanjë dhe në botë duke u përkthyer në shumë gjuhë dhe është pritur me shumë entuziazëm nga lexuesit.

Vilas shkruan jo vetëm në nota biografike, por edhe bën një radiografi të shoqërisë spanjolle e me të një analizë intime e të thellë mbi jetën, marrëzitë dhe marrëdhëniet që na shoqërojnë eksperiencën në botë.

Takimi me shkrimtarin u bë i mundur nga Qendra për Hapje e Dialog (COD), ku adhuruesit e librave janë njohur nga afër me shkrimtarin spanjoll Manuel Vilas dhe kanë diskutuar mbi letërsinë e tij.

/ata.gov.al