Shpallen fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj

1

Fondi i Krijimtarisë Letrare për të Rinj, çdo vit u jep mundësinë tre autorëve të rinj të botojnë veprat e tyre të para. 11 autorë ishin në garë këtë vit, ku një ditë më parë u ndanë dhe çmimet për fituesit nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Në këtë aktivitet ishte  e pranishme dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti, shkrimtarë dhe botues, ku u ndanë vlerësimet për fituesit e këtij viti: Alban Tufa, Enxhi Naumi, Andrin Kabashi.

Mes fituesish është dhe një i ri nga Kosova, ku siç shprehet ajo ky është një ogur i mirë dhe dëshmi se nismat tona nuk janë thjesht lokale.

Juria e kryesuar nga Liridon Mulaj dhe anëtar Enkel Demi, Sonila Strakosha, vlerësoi mes 11 dorëshkrimeve veprat e mëposhtme: Alban Tufën me dorëshkrimin “Ata ishin (mbetën) dy”, shtëpia botuese “Toena”. Motivacioni: Për origjinalitetin dhe thellësinë e vargut poetik të shprehur me sinqeritet dhe pjekuri.

Enxhi Naum me dorëshkrimin “Tytnia”, shtëpia botues “Albas”. Motivacioni: Për poezinë e zhveshur nga droja duke e shpalosur sentimentin lakuriq nëpërmjet ndjeshmërisë së lartë artistike.

Andrin Kabashi me dorëshkrimin “Qyteti pa lumë”, shtëpia botuese “Onufri”. Motivacioni: Për mesazhet nënkuptimore të përcjella nëpërmjet një stili ekzistencial dhe proze të konsoliduar, që evidentojnë problemet thelbësore të brezit të mileniumit të ri.

Më herët QKLL shprehej se thirrja u drejtohej lëvruesve të poezisë dhe prozës nga mosha 18 deri 35 vjeç. Shuma e financimit për mbështetjen e procesit krijues të veprës do t’i paguhet drejtpërdrejt shtëpisë botuese.

Nëpërmjet këtij fondi, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL) më herët në faqen e saj shprehej se synon të promovojë letërsinë e re shqipe, duke u ardhur në ndihmë autorëve të rinj shqiptarë për të botuar dhe për t’u bërë pjesë e një hapësire më të gjerë njohjeje përballë lexuesit.

/ata.gov.al