Shpiket leukoplasti që zhduk gjurmët e plagëve

16

Një leukoplast mund ”të riparojë” plagët duke u  frymëzuar nga embrionet dhe aftësinë e tyre për të shëruar dëmtimin e lëkurës pa lënë gjurmë.

Leukoplasti përdor të njëjtën proteinë, të quajtur actin: i prodhuar nga qelizat embrionale të lëkurës, sa herë që ka një plagë aktive ai tërheq skajet e plagës në mënyrë që ta zhdukë përfundimisht atë.

Ky leukoplast u shpik në Universitetin e Harvardit dhe rezultati u botua në revistën ”Science Advances”.

Fillimisht, ai u testua te kafshët dhe pati rezultate inkurajuese.

“Kjo teknologji ka potencial që të përdoret jo vetëm për problemet e lëkurës, por edhe për plagët kronike si ulçera diabetike”, theksuan studiuesit.

Për të imituar lëkurën jashtëzakonisht elastike të embrioneve, kërkuesit krijuan leukoplastin me materialin e quajtur hidrogel, i përbërë nga 90% ujë: i vetmi i aftë të riprodhojë të njëjtën aftësi për t’u kontraktuar me lëkurën.