Shqipëri-Gjermani, marrëveshje për formimin profesional dhe punësimin

249

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, nënshkroi me ambasadoren gjermane në Shqipëri znj. Susanne Schütz marrëveshjen e financimit të projektit “Fondi për formimin profesional dhe punësimin – Qendra Multifunksionale e Kamzës”.

Për punimet që do të realizohen në Qendrën Multifunksionale të Kamzës Qeveria Federale vë në dispozicion 4.5 milionë euro. KfW-ja vijon kështu më tej angazhimin e GIZ-së, e cila në vitin 2013  mbështeti me sukses  shkollën e Kamzës.

Në këto katër vite Gjermania dhe Shqipëria ia kanë dalë të përmirësojnë bashkarisht në mënyrë të ndjeshme forcën tërheqëse të arsimit profesional. Vetëm brenda një viti numri i nxënësve në Kamzë është rritur me 30% ndërsa ai i aplikimeve është aktualisht dy herë më i lartë se ai i vendeve të disponueshme.

Krahas kësaj synohet vijimësia e dialogut mes palëve rreth mënyrave se si sektori privat të përfshihet më shumë në sistemin arsimor dhe se si shkollat profesionale të gjenerojnë edhe më shumë të ardhura.

Burimi: Shqip.com