Shqipëria e përfiton falas vaksinën ndaj COVID, ja vendimi nga BE

44

Bashkimi Europian do t’i dhurojë Shqipërisë një sasi vaksinash antiCOVID-19, kur kjo e fundit të dalë në treg, sipas DW.

”Por, deri atëherë vazhdoni të jeni të kujdesshëm dhe mos kini asnjë iluzion se pandemia ka mbaruar”, theksojnë BE dhe OBSH.

Komisioni Europian njoftoi ditët e fundit se ka nënshkruar një kontratë të parë me kompaninë bio-farmaceutike britaniko-suedeze “AstraZeneca” për të blerë 400 milionë vaksina COVID-19 për të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Në njoftimin për shtyp të KE thuhet gjithashtu se BE do të dhurojë vaksinën COVID-19 nga ”AstraZeneca” për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Ndër përfituesit e vaksinave antiCOVID-19, do të jetë edhe Shqipëria pasi, sipas klasifikimit të Bankës Botërore, ajo dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor është ndër vendet me të ardhura të mesme.