Shqipëria heq vizat me dy ishujt e famshëm

74

Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Federatës së Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe të zakonshme.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Shën Kitts dhe Nevis ishin ndër ishujt e parë në Karaibe që u banuan nga europianët duke u bërë shtëpia e kolonive të para britanike dhe franceze.