Shqipëria krijon hartat digjitale topografike

379

Pas tri dekadash Shqipëria ka krijuar për herë të parë hartat digjitale topografike të standardeve bashkëkohore, që i vijnë në mbështetje zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë sektorëve ekonomiko-socialë të vendit.

Që nga viti 2017, qeveria shqiptare në bashkëpunim me qeverinë e Japonisë, përmes Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA), mbështesin Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapacin (ASIG), për të zbatuar “Projektin për Informacionin Gjeohapësinor dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të Tokës në Zonën Tiranë-Durrës”.

Projekti synon të përmirësojë kapacitetin e stafit të ASIG dhe të prodhojë hartën digjitale topografike (1:2000) në zonat e Tiranës dhe Durrësit (gjithsej 300 ㎢). 20% e hartës do të krijohet nga ASIG bazuar në njohuritë dhe teknologjitë e transferuara nga projekti.