Shqipëria ka hequr vizat me një tjetër shtet në Evropë. Bëhet fjalë për Bjellorusinë, me të cilën është firmosur një marrëveshje që u lejon qytetarëve të të dyja vendeve që të udhëtojnë dhe të qëndrojnë për 30 ditë në vendet përkatëse.
Marrëveshja është nënshkruar më 27 dhjetor në Ambasadën e Bjellorusisë në Moskë.
Marrëveshja synon që të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve, të promovojë marrëdhëniet e biznesit dhe turizmit, si dhe të zgjerojë kontaktet kulturore e sociale.
Bjellorusia është shtet në Evropën Lindore dhe kufizohet me Rusinë, Ukrainën, Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë (Tre të fundit anëtare të BE-së). Me një popullsi që arrin gati 10 milionë, ekonomia bjelloruse renditet 72-ta në botë.