Shqipëria nis procedurat për përdorim të teknologjisë 5G në 2020_ën

36

Në vitin 2020 Shqipëria do të nisë procedurat për futjen në përdorim të teknologjisë 5G, e cila mundëson internet të shpejtë përmes telefonave celulare dhe apo pajisjeve të tjera të lëvizshme.

Aktualisht brezat e frekuencave 5G janë në përdorim nga subjekte të ndryshme, dhe për lirimin e këtyre frekuencave planifikohet të bëhet kompensim financiar.

Paratë do të merren nga licensat që do të shiten në ankand. Aktualisht në Shqipëri kompanitë celularë kanë në zbatim teknologjinë 4G, ndërkohë që është në zbatim e sipër një plan për stabilizim e këtyre frekuencave në brezin e frekuencave që ishin në përdorim për transmetimet televizive analoge.