Doliumi 1800 vjeçar në Muzeun Arkeologjik të Durrësit

64

Muzeu Arkeologjik në Durrës, një objekt i rëndësishëm i ruajtjes së trashëgimisë kulturore të qytetit të lashtë i cili mirëpret vizitorë të shumtë gjatë gjithë vitit.

Pas restaurimit dhe çeljes për publikun më 2015, vetëm në katin e parë të godinës janë riekspozuar rreth 2100 objekte, që i përkasin periudhës para themelimit të qytetit, deri në shekullin e 4-t pas erës sonë.

Këtij fondi të pasur iu shtua sot një Dolium 1800 vjeçar i cili tashmë pas punës së restauratorëve të këtyre veprave ai tashmë është i aksesueshëm për vizitorët dhe është një tjetër thesar me vlerë që i shtohet këtij muzeu.

Në muzeun më të madh arkeologjik në Shqipëri paraqiten objekte arkeologjike të prehistorisë, periudhës arkaike dhe asaj të antikitetit. Përveç amforave dhe spirancave të zbuluara në fundin e detit, muzeu ka edhe një fond të pasur, që në të ardhmen do të jetë pjesë e pavijonit të mesjetës.