Shqipëria, “parajsa” e mjaltit më të kërkuar. Ja sa prodhojmë në vit (Shifrat)

23

Mjalti cilësohet si një nga produktet më të domosdoshme për mirëqenien dhe shëndetin e njeriut. Nga ana tjetër, është  gjithashtu një faktor i rëndësishëm në prodhimtarinë vendase.

Në Shqipëri, prodhimi i mjaltit ka ruajtur për një kohë të gjatë shifra standarde. Sipas Statistikave të INSTAT mbi prodhimet blegtorale në shtatëvjeçarin e fundit, nga viti 2012 deri në vitin 2015, Shqipëria ka prodhuar nga 3 mijë ton mjaltë për çdo vit.

Në vitin 2016, prodhimet blegtorale kanë pasur një ‘kthesë’ për sa i përket këtij sektori dhe prodhimtaria e mjaltit është rritur me 1 mijë ton në vit, duke qëndruar po njësoj edhe në vitet e ardhshme, deri në vitin 2019.

Përgjatë këtij 3 vjeçari, INSTAT tregon se vendi ynë ka prodhuar 4 mijë ton mjaltë për çdo vit. Edhe pse kjo rritje flet pozitivisht për prodhimtarinë e mjaltit, mbetet për t’u parë vijueshmëria në përfundim të këtij viti.

Duke u nisur nga INSTAT, edhe pse prodhimtaria e mjaltit ka ndjerë rritje, numri i koshereve, në fakt, është ulur. Në vitin 2018, numri i koshereve në Shqipëri ka qenë 285 mijë. /SCANTV