Referuar statistikave të Eurostat, vetëm 5 vitet e fundit, rreth 260 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë nga një vend i Bashkimit Europian.
Sipas Eurostat , Shqipëria renditet në vend të dytë në botë, pas Marokut, për numrin më të lartë të personave që kanë përfituar nënshtetësinë e BE gjatë viteve të fundit.
Sipas Eurostat, vetëm gjatë 2017-s, numri i shqiptarëve që përfituan nënshtetësi nga një vend i BE-së ishte 58 mijë e 900, çka përbën 7.1% të të gjitha nënshtetësive të dhëna nga Bashkimi Europian për këtë vit.
Referuar shifrave, gati 92% e tyre, marrin nënshtetësinë greke dhe atë italiane. Gjatë vitit 2017, qeveria greke ka aprovuar nënshtetësinë për gati 30 mijë shqiptarë, ndërsa ajo italiane për 27 mijë të tjerë.