Shqiptarët mbledhin paratë brenda 24 orësh për t’i paguar gjobën Xhakës dhe Shaqirit

314

Pas gjobës së vendosur nga FIFA ndaj lojtarëve që luajnë për përfaqësuesen e Zvicrës, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteinerit, shqiptarët kanë treguar një solidaritet të paparë.

Brenda 24 orëve nga nisma e ndërmarrë, është siguruar shuma e parave për pagesën e gjobës së vendosur nga FIFA për dy lojtarët shqiptarë si dhe kapitenin e Zvicrës, pasi festuan me simbolin e shqiponjës golat në ndeshjen Zvicër-Serbi.

Iniciativa u ndërmor nga Rilind Reka dhe Drin Zatriqi dhe janë mbledhur 25,124 dollarë. Pas mbledhjes së kësaj shume pritet nëse Federata e Futbollit të Zvicrës do të pranojë këtë donacion.