Shqiptari përzgjidhet ndër 30 njerëzit më të dalluar nga revista Forbes

15

Duke iu referuar revistës prestigjoze Forbes, bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i “Teach For Kosova”, Egzon Gashi, është përzgjedhur në “30 Under 30” (30 njerëzit më të dalluar nën moshën 30) të revistës prestigjioze amerikane Frobes.

Lajmin e parë, e ndau në rrjetin social Facebook, “Teach of Kosova” duke shprehur edhe kënaqësinë e saj, për këtë sukses, të këtij viti –2021  “30 Under 30”

“Kemi kënaqësinë që të ndajmë me të gjithë ju se bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i “Teach For Kosova”, Egzon Gashi, është përzgjedhur në “30 Under 30” (30 njerëzit më të dalluar nën moshën 30) të revistës Forbes” shkruan Teach of Kosova.

Organizata “Teach for Kosova”, ka për qëllim përmirësimin e arsimit në Kosovë nëpërmjet ndikimit të mësimdhënësve apo Felloës të saj. Duke vepruar në shkollat me më shumë nevojë dhe për komunitetet më me nevojë, TFK synon sidomos luftimin e pabarazisë në arsim.