Shtatori “muaj i mbarë” për eksportet. Italia partneri kryesor i Shqipërisë

10

Italia është partneri kryesor i Shqipërisë  në tregti ku sipas të dhënave të INSTAT zë 46 % të eksporteve. Sipas të dhënave zyrtare në këto 9 muaj eksporti ka arritur vlerën e 195 miliardë lekëve, ndërsa INSTAT thotë se rreth 45% e eksporteve e zë shteti fqinj përtej detit.

Kryesisht bëhet fjalë për mallra veshje, materiale ndërtimi dhe metali, makineri dhe ushqime.

Përsa i përket mënyrën së transportit të mallrave referuar të dhënave të INSTAT, në shtator 2020, Shqipëria ka eksportuar 10.6 miliardë lekë mallra me rrugë, në një kohë që në shtator 2019, kjo vlerë ishte 9.1 miliardë lekë, duke u diferencuar kështu me 1.5 miliardë lekë nga një vit më parë.

Megjithatë, mallrat e eksportuara me det zënë pjesën kryesore të totalit, 56.1%. Ndërkaq, ato me rrugë zënë 42.4%, ndërsa mallrat e eksportuara në rrugë ajrore nuk zënë as 1% të së tërës.