Shuaip Kraja, shkencëtari shkodran që shpiku vaksinën kundër kancerit dhe tuberkulozit

31

Shuaip Kraja është shkencëtari i parë shqiptar, shpikja e të cilit ka marrë patentën europiane. Dhe është pikërisht, krijimi i vaksinës kundër kancerit, me të cilën emri i profesorit nga Shkodra, është bërë i njohur në shumë shtete.

Në 16 Qershor të këtij viti, profesori ka marrë patentën nga Rrjeti Europian i Patentimit.
Sot, profesori shkodran numëron më shumë se 12 shtete të cilat i kanë dhënë pashaportën për vaksinën anti-kancer.

Një një intervistë, Profesor Kraja tregon për jetën e vet dhe rëndësinë e vaksinës anti-kancer.

Është njeri modest, nuk i pëlqen të flasë shumë për veten, pasi vlerësimi që ka marrë dhe nga ndërkombëtarët është përgjigjia më e mirë.

“Të flasë puna ime dhe jo unë. Kam mbaruar studimet në fushën e biologjisë molekulare në Tiranë, tregon Kraja.

Kur ishte vetëm 23 vjeç, ka krijuar vaksinën kundër turbekulozit.

“Isha ende në shkollë kur mamaja ime u sëmur nga turbekulozi, isha i vendosur që ta shëroja nënën time. Dhe ia arrita qëllimit, pasi ime më jo vetëm që u shërua por jetoi deri në moshën 90 vjeçare. Më pas, ndoqa vizionin për të krijuar vaksinën kundër kancerit, dhe pse për këtë të fundit e kam pasur si qëllim edhe kur isha student.”

Duke sfiduar mentalitetetin e viteve 1960-70 , Kraja ka shkaktuar shumë polemika si biolog. Dhe pikërisht prej tyre, burgoset në burgun e Spaçit.

“Kam pasur shumë vështirësi politike, pasi idetë e mija kanë qenë gjithmonë inovative. Por pasi dola nga burgu, jam kthyer në Shkodër ku kam hapur laboratorin tim, të cilin e ndava në 7 sektorë, aty përfshiva edhe sektorin e biologjisë molekulare-gjenetike. Kanë ardhur shumë shkencëtarë të huaj që e kanë vlerësuar, por në atë kohë nuk njihej si laboratori i imi. Pasi nuk mund të thuhej e besohej që një ish-i burgosur i Spaçit kishte formuar një laborator të atyre parametrave. Kjo ishte një periudhë latente e imja, pasi në çdo gjë që krijoja quhesha i burgosur politik e nuk më jepeshin meritat, por unë përsëri punoja në mënyrë korrekte.

Patenta europiane, vaksina kundër kancerit

Kraja është kryetar i Këshilit Shkencor dhe drejtor i Institutit Internacional të Bioteknologjisë.

“Dua që këtë të fundit ta furnizoj me apartura moderne në mënyrë që të vazhdoj me zhvillimin dhe prodhimin e vaksinës kundër kancerit. Por çmimet e larta të mjeteve të nevojshme dhe mospasja e fondeve të nevojshme më ka privuar.”

Babai i tre fëmijëve, refuzon të bëjë prodhimin e vaksinës kundër kancerit në vende të tjera, dhe thotë që gjithmonë do të përpiqet për të zhvilluar vendin e vet.

“Jashtë vendit kam bërë vetëm projekte shkencore, por krijimin e vaksinës e kam finalizuar të gjithin në Shqipëri. Dhe prandaj nuk dua që ta prodhoj në shtete të tjera.

Shkencërisht ka mbaruar, tani pritet vetëm për ta prodhuar. Por ky është problemi pasi këtu mungojnë mjetet, nuk ka aparatura. Është turp që të mos investohet në diçka që jo vetëm që do të ndihmojë njerëzit të shërohen, por do t’i sjellë fitime shumë të mëdha vendit.”

Ja çfarë bën Vaksina anti-kancer

Vaksina mjekon format e ndryshme të kancerit te personat e prekur, por gjithashtu parandalon shfaqjen e kancerit edhe në persona të shëndoshë.

Vaksina do të aplikohet në formën e një gjilpëre inteligjente (timolimfocite hiperimune me informacion selektiv të ri), e cila do mund të dallojë dhe vrasë në mënyrë selektive qelizat malinje, pa i shkaktuar dëmtime qelizave normale të organizmit. Vaksina është testuar nga pacientë shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë konfirmuar efektet shëruese të saj.

Shuaip Kraja ka marrë patentën nga Gjermania, edhe për medikamentin “Shukran 55”. Ai ka një rol efektiv ndaj viruseve patogjene të rrezikshme për shëndetin e njeriut si hepatitet virale HIV AIDS dhe gripit, duke parandaluar epideminë e tij. Medikamenti i provuar nga shumë njerëz të sëmurë ka rezultuar efektiv dhe pa efekte anësore, duke u përdorur në çdo moshë.Patenta gjermane, për medikamentin “Shukrain 55”.

“Unë kam 61 vite që nuk e kam ndërprerë punën as një ditë, vetëm periudhën që kam qenë në burg, por ato i kam zbritur. Dhe do të vazhdoj çdo ditë, pasi ende kam shumë punë për të bërë. Njeriu duhet të ketë gjithmonë vizion dhe të jetë i vendosur me qëllim që t’ia dalë mbanë. Dhe unë siç ia kam dalë mbanë gjatë viteve më të vështira, do t’ia arrij qëllimit edhe për prodhimin e Vaksinës anti kancer”.