Shurupi i trëndafilit, antioksidanti i fuqishëm që do t’ju largojë stresin

47

Për shumë shqiptarë shurupi i trëndafilit zgjon ndjesinë e nostalgjisë për kohët e dikurshme, kur ishte një ndër pijet më të veçanta që zonjat e shtëpisë përgatisnin kur trëndafilat çelnin nëpër oborret e shtëpisë, por edhe në natyrë. Që nga shekulli X e deri në ditët e sotme shurupi i trëndafilit konsiderohet si një ndër tonikët më fantastik jo vetëm për shijen delikate, por edhe për efektet mirëbërëse që petalet e trëndafilit kanë për organizmin dhe bukurinë e jashtme. Nëse e përdorni trëndafilin për aromën e tij, duhet të dini që kjo lule ka efekt qetësues dhe zbutës për trurin. Petalet e trëndafilit janë përdorur kryesisht në mjekësinë popullore për të detoksifikuar dhe qetësuar gjithë organizmin. Shurupi i trëndafilit ofron qetësi shpirtërore dhe mendore duke luftuar stresin. Për përgatitjen e shurupit të trëndafilit nevojiten: Petalet e 10 trëndafilave, 250 gr sheqer, 1 litër ujë, Lëngu i një gjysme kokrre limoni.

Përzieni në një tenxhere ujin me petalet e trëndafilave dhe lërini me kapak të mbyllur për 24 orë. Më pas vendosni tenxheren në zjarr, të shtoni aty sheqerin dhe pasi sheqeri të jetë tretur plotësisht shtoni lëngun e limonit. Lëreni të ziejë edhe për 5 minuta e më pas lëreni të ftohet dhe ruajeni në kavanoza në frigorifer. Kullojeni para se ta konsumoni. Vlerat dhe përfitimet për shëndetin nga petalet e trëndafilit Petalet e trëndafilit luftojnë bakteret në mënyrë natyrale duke ndihmuar mirëqenien e lëkurës. Sipas të dhënave, trëndafili përmban sasi të mëdha të vitaminës C, që në vetvete është një antioksidant i fuqishëm. Kjo vitaminë e rëndësishme ju ndihmon të kuroni dëmet e shkaktuara te qelizat e lëkurës, si për shembull nga ekspozimi për një kohë të gjatë në diell. Merrni dy grushte me petale petale dhe zhytini në 100 ml me ujë. Pas 2 ose 3 orësh, shtypini petalet në ujë, filtrojeni dhe e keni gati për përdorim. Disa studime kanë treguar që uji i trëndafilit ndihmon në parandalimin e djegies nga dielli.