Konsumi mesatar i internetit nga rrjetet celulare u rrit me 18% në 3 mujorin e parë të vitit 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Sipas statistikave të Agjencisë së Komunikimit Elektronik dhe Postar, (AKEP) numërohen rreth 1.7 milionë shqiptarë që kanë akses në internet 3G dhe 4G nga aparatet celularë.
Ndërsa shërbimi i internetit ka marrë hov në rritje nga teknologjia 4G dhe zgjerimi i telefonave inteligjentë.