Si ndikon gjumi në tru

29

Sinapset janë të lidhura ngushtë me gjumin. Dhe për këtë arsye, orët e pushimit janë të nevojshme për funksionimin e trurit. Ky është konkluzioni i dy studimeve ndërkombëtare të koordinuar nga Sara Noya dhe Ludwig Maximilian që janë publikuar në revistën Science.

Eksperimentet janë kryer mbi kavie në laborator, të ndarë në dy grupe, normale dhe të privuar nga gjumi dhe ka rezultuar se mungesa e gjumit, mund të kompromentojë funksionimin korrekt të sinapseve që kanë për detyre të lidhin rrjetin cerebral, me pasoja konjitive.

Sipas autorëve të studimit, gjumi shërben për normalizimin e forcës së sinapseve, që zakonisht rritet gjatë fazës kur jemi të zgjuar, si pasojë e marrjes së informacioneve.