Si po rriten sipërfaqet e mbjella me bimë mjekësore dhe aromatike në Shqipëri

93
Fermerët në bashkinë e Maliqit, po zgjerojnë sipërfaqet e tokave të mbjella me bimë mjekësore dhe aromatike, prej të cilave sigurojnë të ardhura ekonomike më të larta.
Në fshatin Sovjan, njësia administrative Pirg, sipërfaqja me bimë mjekësore dhe aromatike është 15% më e madhe se një vit më parë.
Kultivimi i këtyre bimëve, jep një fitim më të madh për njësi të sipërfaqes në krahasim me kulturat e tjera që kultivohen në këtë zonë, çka ka rritur interesin e fermerëve për t’u marrë me këtë aktivitet.
Në Korçë janë disa qendra të grumbullimit të këtye bimëve, që eksportojnë jashtë vendit dhe bëjnë mbledhjen e të gjithë prodhimit të bimëve nga fermerët e fshatit Sovjan.
Këtu kultivohet më së shumti, bima e trumzës, rigonit dhe levandës.
Eksporti i këtyre bimëve ka rritur të ardhurat për familjet e zonës dhe ka nxitur punësimin.