Si të marrësh leksione falas nga universitetet më të mira të botës

390

Universiteti i Oksfordit ka prezantuar leksionet e para masive dhe të hapura të dhëna online, duke u  bërë kështu institucioni më i fundit prestigjioz që i bashkohet lëvizjes së kurseve online.

Oksfordi, i cili zuri vendin e parë në renditjen e universiteteve për 2016-2017, njoftoi se do të ofronte kurse për ekonominë nga shkurti 2017 në partneritet me EdX, një platformë online e themeluar nga Universiteti i Havardit dhe Instituti i Teknologjisë në Massachusetts (MIT).

Që kur kurset online u bënë popullor në 2011, miliona studentë nga e gjithë bota janë regjistruar në kurset masive, të cilat janë të dispozicion për të gjithë, kudo që ka akses në internet.

Platformat e kurseve online sikurse janë Coursera (https://www.coursera.org/) , EdX (https://www.edx.org/)  dhe Udacity (https://www.udacity.com/) në Shtetet e Bashkuara dhe FutureLearn (https://www.futurelearn.com/) në Mbretërinë e Bashkuar kanë partneritet me qindra universitete, organizatat jofitimprurëse dhe institucione për të ofruar këto shërbime.  Coursera dhe EdX mbizotërojnë tregun e kurseve online, me 35.6% dhe 18.1% respektivisht.  Në 2015-n, Coursera kishte një total prej 17 milionë studentësh të regjistruar në librat e tij. Universitetet më të mira që ofrojnë kurse online janë Tekniku i Kalifornisë, Havardi, Instituti i Teknologjisë së Massatchusetts, Stanford, Sorbonne, Peking dhe më së fundi dhe Oksfordi.

Kursi i hapur online i Oksfordit, Nga varfëria në Lulëzim: Të kuptuarit të Zhvillimit Ekonomik, do të udhëhiqen nga Sir Paul Collier, profesor  Ekonomisë dhe Politikave Publike.

Krijimi i kurseve moderne, të hapura dhe online

2011-Universiteti i Stanford-it do të hapë tri kurse falas për këdo që ka lidhje në rrjet. Një prej tyre, kursi online për inteligjencën artificiale që jepet nga Sebastian Thrun dhe Peter Norvig, tërheq mbi 160 mijë studentë. Mbështetur nga ky sukses, Thrun dhe Nrovid ndërtuan një model biznesi për mësimdhënien online, Udacity.

2012- popullariteti i kurseve të Stanford-it frymëzoi universitete të tjera për të dhënë kurse online dhe u zhvilluan dy platforma të reja: Coursera dhe EdX. NewYork Times do të shkruante “Viti i Kurseve Online”.

2013- Open University krijoi platformën e saj të kurseve online FutureLearn, që ofron kurset nga universitetet e Britanisë.

2014- Numri i universiteteve që ofronte kurse online u dyfishua në më shumë se 400. 22 nga 25 universitetet më të mira në Amerikë tashmë ofronin kurse online.

2015- Numri i studentëve që regjistroheshin në të paktën një kurs online i kalonte 35 milionë, nga 16-18 milionë që llogariteshin në 2014.

2016- Universiteti i Oksfordit shpalli kursin e tij të parë online, një lëvizje që do të forcojë besueshmërinë e kurseve online.