Si të pastroni mykun e lavatriçes dhe të “shpëtoni” rrobat

61

Lavatriçja është një prej pajisjeve elektroshtëpiake që përdorim më shumë, por për të cilën kujdesemi më pak, sidomos kur bëhet fjalë për pastrimin e saj. Ndoshta shumë prej jush mendojnë që duke qenë tërë kohës në punë, ajo nuk ka nevojë të pastrohet.

Në fakt është krejt e kundërta, akumulimi i papastërtive, uji me klor etj bën që në lavatriçen të lulëzojë myku. Mos u shqetësoni, pasi me këshillën e mëposhtme do të mund të eliminoni çdo shenjë myku nga makina juaj larëse, të neutralizoni aromat e pakëndshme.

Përbërësit: 50 g kripë, 5 lugë gjelle sodë buke, 5 lugë gjelle uthull dhe një sfungjer.

Fillimisht derdhni kripën në vendin ku hidhni detergjentin dhe lejoni që lavatriçja të bëjë një larje të parë bosh. Mjafton një proces tejet i shkurtër në temperaturë ’40 gradë, për shembull duke graduar lavatriçen tek opsioni i larjes me dorë.

Më pas bashkoni uthullën e mollës, sodën e bukës dhe ujë të ngrohtë sipas dëshirës. Me ndihmën e një sprucatori derdhni masën në të gjithë hapësirën e brendshme të lavatriçes, kurse me sfungjerin pastroni derën dhe të gjitha njollat e mykut që duhen në sipërfaqe. Mbylleni derën dhe lëreni të veprojë për 2 orë. Vendosni lavatriçen në një cikël ‘shpëlarjeje’ dhe shtoni sërish sodë buke aty ku hidhni detergjentin.

Pas kësaj makina juaj do të jetë në kushtet për të punuar normalisht. Bëjeni këtë çdo 2-3 javë për rezultate optimal dhe mos harroni të lini derën e lavatriçes hapur pas çdo përdorimi.