Siguria rrugore, Policia bashkëbisedim me nxënës të shkollave në Tiranë

31

Policia Rrugore e Tiranës ka zhvilluar sot një takim sensibilizues me nxënës shkollash, ku u theksua rëndësia e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministri i Brendshëm Taulant Balla bën të ditur se sot, në shkollën 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani” në kryeqytet, efektivë të Policisë Rrugore kanë zhvilluar një bashkëbisedim me nxënës për t’i shpjeguar rëndësinë e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor, veçanërisht sinjalistikës rrugore.

Shkolla 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, Tiranë. Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë organizoi një bashkëbisedim me nxënësit mbi rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, përdorimin e sinjalistikës vertikale dhe horizontale, funksionimin e semaforëve, rëndësinë e përdorimit të rripit të sigurimit, si dhe për transportin e sigurtë të fëmijëve.

/ata.gov.al