Sinjalistikë dhe asfaltim, nisin punimet në aksin Melgushë-Mjedë

161

Kanë filluar punimet në aksin rrugor Melgushë-Mjedë për vendosjen e sinjalistikës dhe masave të sigurisë rrugore në të gjithë gjatësinë e rrugës.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, grafiku i punimeve përfshin vizatimin e ri termoplastik, instalimin e barrierave mbrojtëse, instalimin e derlineatorëve, rifreskimin e sinjalistikës horizontale e vertikale si dhe riparimin e kanaleve të drenazhit.

Po ashtu, shtresat ekzistuese asfaltike janë parashikuar të prishen për t’u zëvendësuar me shtresa të reja në pjesët e dëmtuara.