Skema e naftës pa taksa për fermerët/ Zgjidhet ngërçi për ata që e kanë tokën me qira, por s’kanë kontratë noteriale

40

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka zhvilluar një mekanizëm për të mos penguar feremerët që nuk mund të vërtetojnë se kanë marrë tokë bujqësore me qira, për të përfituar nga skema e naftës pa taksa. Zgjatja e afatit të aplikimit deri në datën 30 Mars u bë për shkak të mbi 6200 aplikimeve të reja për t’u pajisur me NIPT.

Fermerët inkurajohen të aplikojnë për t’u pajisur me kartën e fermerit, ndërsa theksoi se qeveria synon rritjen e mbështetjes buxhetore për këtë skemë në vitet e ardhshëm.

Aplikimet për skemën e mbështetjes me naftë pa taksa nisën më 15 janar të këtij viti, ndërkohë që sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural deri në fund të shkurtit në portalin e-albania ishin regjistruar 15 120 fermerë. Referuar të dhënave, aktualisht figurojnë rreth 350 mijë familje fermere, ku sipërfaqja mesatare e tokës në pronësi të çdo familje është rreth 1.2 ha.