Skema Kombëtare/ Bimët mjekësore, 80 përfitues 50 milionë lekë

23

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se, masa e mbështetjes për mbjelljen e bimëve mjekësore aromatike me 908 aplikantë ka deri tani 80 përfitues me rreth 50 milionë lekë.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2022 ofron subvencionim për mbjellje bimësh mjekësore e aromatike me 60 mijë lekë për ha, por jo më shumë se 1 000 000 lekë për fermerët individualë dhe për grup fermerësh.

Sipas MBZHR-së, aktualsiht po vijon procesi i shqyrtimit administrativ të aplikimeve.

Bimët mjekësore dhe aromatike janë një nga zërat e rëndësishëm të eksporteve shqiptare.

Vetëm gjatë vitit 2021 janë eksportuar bimë mjekësore aromatike me vlerë prej 54 milionë dollarë.