Veç “tekstile dhe këpucë“, Shqipëria mbi 53 miliardë lekë eksporte drejt Italisë

19

Në 6-mujorin e parë të 2022-shit, eksportet e mallrave arritën vlerën 253 miliardë lekë, ndërsa INSTAT bën të ditur se partneri kryesor tregtar për këtë periudhë është Italia, drejt së cilës shkuan gati 31.4 % e eksporteve.

Referuar INSTAT, eksportet drejt Italisë në vlerë llogariten 115.7 miliardë lekë. Pjesën më të madhe të eksporteve drejt Italisë e zë grupi “tekstile dhe këpucë”. Nga 68.4 miliardë lekë që është vlera e eksporteve të grupit “tekstile dhe këpucë“ për periudhën janar-qershor, eksporti i këtij grupi drejt Italisë llogaritet 53.6 miliardë lekë.

Eksportet e grupit “materiale ndërtimi dhe metale” drejt vendit fqinj llogariten 19.8 miliardë lekë, ndërsa eksporti i grupit “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” llogaritet 10.1 miliardë lekë.

Shqipëria eksportoi drejt Italisë edhe produkte ushqimore, që në vlerë për periudhën janar-qershor llogariten mbi 5.5 miliardë lekë.