Skema Kombëtare në Bujqësi, mbi 68 mijë aplikime

16

Aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2023 janë mbyllur.

Për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2023 kanë mbërritur 68,500 aplikime përmes portalit e-Albania, për masat direkte në bujqësi, si mbështetje në blegtori, bletari, ferma organike, certifikimin Global GAP, naftën për punimet e mekanizuara në bujqësi, si edhe fara dhe fidanë dhe inpute të tjera.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural bën të ditur se, qarku me numrin më ta lartë të aplikimeve është ai i Fierit, pasuar nga qarku i Korçës.

Skema Kombëtare e Mbështetjes së Bujqësisë 2020 adreson një fond prej 3,3 miliardë lekë në dispozicion të zhvillimit të sektorëve të ndryshëm të bujqësisë në vend.

Brenda 15 ditësh, aplikimet e kualifikuara do të publikohen në faqen zyrtare të AZHBR- së.

Fondi prej 3.3 miliardë që do të shpërndahet gjatë këtij viti do të financohen në total 9 masa. Konkretisht, në blegtori do të mbështeten fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën deri në 10 mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt. Tek të imtat, do të mbështeten fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën deri në 1200 (lekë/krerë, por jo më shumë se 360 mijë lekë për subjekt.

Bletaria do të mbështetet 1 mijë lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje. Po ashtu, fondi do të përdoret për mbështetje për fara/fidanë dhe inpute të tjera në vlerën deri në 200 000 lekë për ha për sezon për  kultivimin  e  perimeve,  rrushit për  tavolinë  në  serra dhe/ose  luleshtrydhe  në  tunele  plastike me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 ha; Fermat  organike për 100 deri në 200 mijë lekë për fermë të certifikuar. Fondi do të mbështesë gjithashtu certifikimin Global GAP, rinovimin e infrastrukturës së anijeve të peshimit; ndërtimin e tregjeve bujqësore si dhe punimet e mekanizuara në bujqësi. Ndër kriteret kryesore që duhet të përmbushin fermerët janë: Aplikanti duhet të jetë shtetas shqiptar ose person juridik ku të paktën njëri prej ortakëve/aksionerëve është shtetas shqiptar.

Përfitues mund të jenë fermerë individualë, grup fermerësh, subjekte me status fizik, juridik, SHBB dhe GVV. Fermerët individualë të jenë të pajisur me NIPT-in e fermerit me status aktiv. SHBB-të, GVV-të, personat fizikë dhe juridikë të jenë të pajisur me NIPT/NUIS me status aktiv.

/ata.gov.al