Humbjet e energjisë në rrjet zbresin në 19.7%

2

Humbjet e energjisë elektrike në rrjet shënuan rënie me 1% në 11-mujorin e 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021-shit.

“Pavarësisht vështirësive të këtij viti, kemi vijuar të ulim humbjet e energjisë në rrjet, por kemi ende rrugë për të bërë për të arritur në shifrat që kemi përcaktuar si target”, u shpreh në një postim në rrjetet sociale zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sipas të dhënave, niveli i humbjeve nga 45% në vitin 2013-n, zbriti në 19.7% në fund të 11-mujorit të këtij viti. Në fund të 11-mujorit të 2021 ishin 20.66.

Referuar statistikave në vitin 2013, OSHEE arrinte të mblidhte vetëm 38 % të energjisë së konsumuar.

OSHEE thotë se rezultatet e arritura janë falë kontrolleve të shtuara në terren.

ata.gov.al