Skema Kombëtare në Bujqësi, më shumë se 4 000 aplikime në bashkinë e Elbasanit

15

Më shumë se 4000 fermerë të bashkisë Elbasan kanë aplikuar deri tani, për të përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi.

Shifrat janë bërë të ditura nga drejtori i Agjencisë Rajonale e Ekstensionit Bujqësor, Vullnet Gjolla, sipas të cilit, “janë marrë të gjitha masat për të mbështetur fermerët për të kryer aplikimin në bashkinë e Elbasanit, por edhe në njësitë administrative”.

Afati për kryerjen e aplikimeve është deri më datën 19 prill.

Skema Kombëtare shkon aktualisht për prodhim dhe kjo skemë ndihmon kostot e drejtpërdrejta të fermerëve për të mundësuar të ardhura ekonomike.

Aplikuesit në grupimet e Bashkimit të Fermerëve, do të përfitojnë të parët dhe secili prej tyre do të marrë në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal, duke synuar realizimin e të njëjtin produkt bujqësor, drejt të njëjtit treg dhe të njëjtin protokoll prodhim.

/ata.gov.al