Skema kombëtare, subvencion deri 150 mijë lekë subjekteve në bletari

1

Në vendin tonë prodhohen mbi 5 tonë mjaltë në vit.

Qeveria po zgjeron mbështetjen me fonde nga Skema Kombëtare për bletarinë, teksa mbarështimi i bletëve po shndërrohet në tendencë në të gjithë vendin, si një biznes me përfitime të konsiderueshme që synon rritjen e eksporteve.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2023 financon drejtpërdrejtë bletarët me 1000 lekë për zgjua për fermat që kanë jo më pak se 50 koshere dhe deri në 150 mijë lekë për subjekt.

Vitin e kaluar (2022) Skema Kombëtare mbështeti me 299 905 000 lekë të gjithë aplikuesit në Masën 2 për bletari, që ishin 2794 fermerë dhe 299 905 koshere të shpërndara nëpër të gjithë vendin.

Një zhvillim tjetër pozitiv për sektorin e bletarisë në vend është edhe miratimi i ligjit të ri për Bletarinë që i hap rrugë mbrojtjes, regjistrimit, regjistrimit dhe certifikimit të tij me potencial për eksport në rritje. Kjo është një mundësi e madhe për bletërritësit shqiptarë, që do të rrisin prodhimin vendas dhe të ardhurat në ekonomitë e tyre familjare.

Fondet për mbështetjen e bletarisë që prej vitit 2014 janë rritur me 749 %.

Shqipëria konsiderohet si vendi i përshtatshëm për të ushtruar një veprimtari të tillë, pasi favorizohet nga kushtet klimatike si dhe flora e pasur.

/ata.gov.al