SME, hapen aplikimet për 3 skema të mbështetjes financiare

97

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve(AIDA), në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë, forcimin e kapaciteteve prodhuese dhe daljen e tyre në treg, ka hapur aplikimet për tre skemat e mbështetjes financiare me fonde nga buxheti i shtetit: Fondin e Ekonomisë Kreative (Artizanatit); Fondin në mbështetje të Sipërmarrjeve të reja ”Start Up” dhe Fondin e Inovacionit.

AIDA njofton se aplikimi për fondet për vitin 2019 është i hapur deri më datë, 01.11.2019. Kjo është një mundësi që u ofrohet të gjitha Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme për të aplikuar dhe bërë pjesë e skemës së përfitimit të fondeve me qëllim zhvillimin e tyre.