Solidaritet mes vëllezërish/ Mjekët dhe infermierët e Kosovës vaksinohen në Kukës

20

Në Kukës nis dje vaksinimi antiCOVID për 500 mjekët dhe infermierë të spitaleve të Kosovës duke u siguruar edhe një mbrojtje më të mirë atyre që i shërbejnë pacientëve.

Vaksinimin antiCOVID po injektohet te mjekë dhe infermierë të gjithë sistemit shëndetësor në Kosovë, ata të vijës së parë, por edhe të spitaleve të tjera, jo vetëm të Prishtinës.

Në planin kombëtar të vaksinimit janë përfshirë edhe mjekë të urgjencave, reanimacioneve, të vijës së parë.

Kosova ende nuk ka marrë në dorëzim sasinë e vaksinave të siguruara për sistemi COVAX.