“Start SMART”, trajnime profesionale për 20 mijë punëkërkues

150

“Start SMART” është një paketë e nisur nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit në ndihmë të punëkërkuesve të papunë prej një kohe të gjatë, duke i trajnuar ata me aftësitë bazë për kërkimin e një vendi pune.

Paketa u miratua në fund të nëntorit të vitit 2018 dhe u pilotua në 5 qarqe të vendit (Shkodër, Elbasan, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër). Për vitin 2019 do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe synon trajnimin e 20 mijë punëkërkuesve të papunë.

Kursi i trajnimit “Start SMART” përqendrohet në ushtrime formimi dhe në vlerësimin e aftësive sociale të lidhura me punën, të cilat kërkohen nga punëdhënësit. Ushtrimet janë të një natyre praktike dhe i përfshijnë kursantët në procesin e formimit.