Studim/ Mosha e pjekurisë mund të jetë 30 vjeç dhe jo 18 siç kemi mësuar

113

Sipas shkencëtarëve që kanë studiuar funksionet e trurit, ju nuk piqeni plotësisht deri sa të arrini moshën 30 vjeç. Në Britaninë e Madhe dhe shumicën e vendeve njerëzit konsiderohen të rritur që nga mosha 18 vjeçare.

Shkencëtarët thonë, se sipas studimeve të bëra në tru dhe në sistemin nervor, mosha e pjekurisë varion në individë të ndryshëm. Mosha 18- vjeçare është nje periudhë, në të cilën truri është ende duke përjetuar ndryshime, të cilat mund të afektojnë mekanizmat nervor përgjegjës për sjelljen dhe për çrregullimet e sjelljes.

Peter Jones, profesor nga Universiteti i Kembrixhit, tha: “Ende nuk ka një periudhë definitive, që mund të përcaktojë kalimin nga fëmijëria në pjekuri”. Sipas tij, koha më e duhur në të cilën mund të themi se kemi arritur pjekurinë është mosha 30 vjeçare.

Kjo teori do të prezantohet në Akademinë e Shkencave Mjekësore në Oxford.