Studimi iu zgjat jetën

18

Çdo vit i kaluar në shkollë apo universitet rrit jetëgjatësinë tone, sipas një studimi i cili analizoi mbi 10 000 të dhëna nga 59 vende të industrializuara dhe në zhvillim, duke zbuluar se mos studimi dëmton shëndetin tonë si pirja e duhanit apo alkoolit.

Le të hyjmë në detaje.

Analiza tregon se rreziku i vdekshmërisë do të reduktohej me afërsisht 2% për çdo vit të arsimit me kohë të plotë të përfunduar, që do të thotë se ata që përfundojnë të gjithë ciklin e arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë ka një ulje prej afërsisht 26% të rrezikut të vdekshmërisë, ndërsa për ata që kryejnë edhe studimet universitare (duke studiuar për 18 vjet) ulja rritet në 34% krahasuar me ata që nuk kanë arsim.

Këto përfitime, edhe pse më të mëdha për të rinjtë, mund të gjenden edhe tek ata mbi  të pesëdhjetat.

Në ekstremin tjetër gjejmë ata që nuk kanë ndjekur as një vit shkollë.

Për ta efektet negative në shëndet janë të barabarta me konsumimin e pesë ose më shumë pijeve alkoolike në ditë ose pirjes së 10 cigareve në ditë për 10 vjet.

“Mbyllja e hendekut arsimor do të thotë reduktim i pabarazive në vdekshmëri”, shpjegon Claire Henson, një nga autoret.

Siç shpjegon David Finch, drejtor i shoqatës bamirëse The Health Foundation, ”ata që janë të arsimuar kanë lidhje më të mira sociale, e kuptojnë më mirë informacionin dhe për këtë arsye janë në gjendje të bëjnë zgjedhje më të mira”.

”Me fjalë të tjera, arsimi na jep mjetet për të jetuar më mirë. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, na lejon të fitojmë më shumë dhe të kemi akses më të mirë në kujdesin shëndetësor, veçanërisht në vendet si SHBA ku kjo nuk është publike dhe ku vetëm një portofol i mbushur mund të bëjë vërtet ndryshim kur është koha për trajtim”, shton ai.

/ata.gov.al